Minishengeni, Basha: Të na e kursejnë përsëritjen e një filmi të parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar iniciativën e minishengenit dhe firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup.

I pyetur nga mediat lidhur me këtë marrëveshje dhe mungesën e Kosovës në këtë takim, Basha i cilësoi këto takime protagonizëm, ndërsa tha se duhet të punohet për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, që lëvizja e lirë të funksionojë. “PD mbështet dialogun, por nuk kemi lënë dilemë, përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

“Që lëvizja e lirë të funksionojë duhet t’i japim fund hikoprozisë, të pounohet për kërcënimin e fundit ndaj paqes në rajon, që është njohja e Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, u shprej kreu i PD, ndërsa e cilësoi takimin e sotëm si një film të parë edhe më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që kanë dëshirë në këto ditë të nxehta për fototgrafi nuk është çudi por të na kursejnë përsëritjen e një flmi të parë që s’po prodhon asgjë por po kthehet në alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të kenë vendet në rajon e që nis me njohjen e ndërsjelltë të Republikës së Serbisë e Kosovës për të vilat përgjegjësia është e qartë”, tha Basha duke u shprehur se PD mbështet dialogun, por nuk ka dilemë se  përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjelltë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?