Ministrja Xhaçka: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, aq të forta sa nuk u zbehën as nga 50 vite komunizëm

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj në aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, është shprehur se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është aq e fortë sa nuk e zbehën dot as 50 vite komunizëm.

Jemi mirënjohës për atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për vendin tonë. Në 30 vitet e fundit, koha e ka justifikuar besimin dhe entuziazmin e shqiptarëve tek Amerika.

Shqipëria sot, realitet krejt tjetër nga ai që gjeti Sekretari Baker 30 vjet më parë kur rilindi kjo marrëdhënie e shkëputur”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP