Ministrat Denaj dhe Mazniku diskutim me kryetarët e bashkive për nevojat e komuniteteve në zonat rurale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët e bashkive.

Në takim u diskutua për punët e përbashkëta, që nga ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të reja dhe orientimi i fermerëve drejt bashkimit për të ndërtuar ekonomi shkalle dhe siguruar më shumë të ardhura për zonat rurale.

“Forcojmë urat e komunikimit me pushtetin vendor, për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të nevojave të komuniteteve në zonat rurale”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale. Denaj theksoi se në fokus të diskutimit ishte dhe kujdesi për Transumancën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?