Ministrat e BE-së, gati për të filluar procesin e negociatave
Vendet e Bashkimit Europian, do të marrin më 18 tetor vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimin jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, ka patur një gatishmëri më të mëdhe për filluar procesin e bisedmeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto deklaroi se kolegët e tij shpresojnë se përfundimisht do të ecet drejt negociatave. ”Sipas mendimit tim, në takim kishte më shumë pritshmëri pozitive që në një pikë ne duhet të vazhdojmë me bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Haavisto.
Kurse ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se ”BE duhet të ketë interes në rajon” dhe duhet të ndalojë shtetet e tjera që të rrisin influencën aty. Vendimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 18 tetor, në samitin e liderëve të BE-së.
Drejtuesit e BE janë shprehur se Shqipëria nuk ka shanse të pranohet, pasi ka probleme krize të fortë politike dhe probleme me ligjin e Kushtetutën. Zgjedhjet moniste, problemet me korrupsionin, me një parlament monist dhe me rrezik destabiliteti, janë disa nga çështjet që rrezikojnë ta lenë Shqipërinë jashtë BE.
KOHA JONË SONDAZH

