Ministrat e Kosovës nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë, kusht nga Kurti për takimin me Ramën

Ministrat e Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  hodhi firmën në marrëveshjen e firmosur më herët nga homologu shqiptar për akordin mes dy vendeve për njohjen e së drejtës për ushtrimin e profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në mëngjes kryeministri Edi Rama deklaroi se 13 marrëveshjet e firmosura nga pala shqiptare i ishin dërguar Ministrisë së Jashtme në Kosovë, si një përpjekje që u komentua si një tentativë për të plotësuar kushtin e Kurtit për të takuar me Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte kryeministri Kurti që reagoi pas lajmit për ndalesën e Ramës në Kosovë në kuadër të turit ballkanik, për të cilin tha se do të takohej me kryeministrin e Shqipërisë vetëm pas mbajtjes së takimit mes dy qeverive që sipas tij kishin lënë marrëveshjet në sirtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?