Ministrat e qeverisë ”Rama 3”? Bushati: PS është ekip, s’kanë rëndësi emrat

Kreu i socialistëve të Tiranës, Ervin Bushati nuk do të jetë në Kuvendin e ri, pasi nuk arriti që të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Nesër kryeministri shpall ekipin për qeverinë ”Rama 3”, dhe për të nuk kanë rëndësi emrat e përveçëm, sepse PS-ja sipas tij është një ekip i përbashkët.

”Ne si PS kemi një vizion sesi do të qeverisim Shqipërinë dhe kjo nuk është një luftë emrash. Unë vetë si kryetar i PS-së në Tiranë kam pranuar që të marr ndonjë goditje për ekipin. Prandaj ne kemi marrë 74 mandate duke i dhënë qeverisjen qytetarëve shqiptarë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me ekonominë dhe pandeminë. Nuk besoj se do të kishte një qeveri që do të bënte me shumë se kaq. Ndërkohë, Basha duket se ka kuptuar se pas 5 humbjeve nëse nuk sillet mirë me qytetarët shqiptarë mund të ngelesh në stol përjetë”,-tha për ”Ora News”.

Ai tha se qysh nga nesër niset një proces të madh me besimin e qytetarëve shqiptarë dhe me atë që e quajti si sfidë të trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe ndarja e Shqipërisë nga periudha e tranzicionit. Bushati theksoi se PS nuk bëhet mburojë politike e askujt që ka probleme me ligjin, duke pohuar se secili që ka probleme me ligjin, ka përgjegjësi që të përballet vetë me ligjin

SHKARKO APP