Ministrat e rinj, Kuvendi mblidhet ditën e sotme në seancë të posaçme
Pas ndryshimeve në qeveri, mblidhet sot Kuvendi në një seancë të posaçme për miratimin e kabinetit të ri qeveritar. Teksa sot pritet që presidenti të dekretojë këto ndryshime, pasditen e sotme, në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.
KOHA JONË SONDAZH

