Ministrat vjedhin vota online/ Balliu: Vesi del me shpirtin, imagjinoni se çfarë bëjnë në zgjedhje
Mbrëmë në emisionin ”Opinion”, temë e diskutimit ishte: Sa i njohin shqiptarët ministrat! Gazetarët e emisionit bënë një pyetje se cili është ministri më i njohur i qeverisë. Pyetjet janë bërë në rrugë dhe online u hap një sondazh tek i cili njerëzit mund të votonin për ministrin që ata mendojnë se është më i njohuri.
Një incident ka ndodhur me sondazhin online, pasi ka rezultuar se për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara. Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara.
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se vesi del me shpirtin. Sipas tij, kur arrijnë e vjedhin vota online imagjinoni thotë ish-deputeti, se çfarë bëjnë në zgjedhje. ”Ky është një fakt tjetër që provon se vjedhja e votës nga Rilindja është psikologji politike dhe zgjidhje e halleve dhe problemeve të tyre”.
Postimi i plotë
Vesi del me shpirtin. Ministrat e Edvin Ramës arrijnë deri aty sa vjedhin vota online edhe brenda llojit. Dje në emisionin Oponion u mbajt një sondazh se kush nga ministrat është më i mirë apo njihet më shumë. Por çfarë ndodhi? Sondazhi u manipulua nga ministrat për të dalë sa më mirë në sy të kumbarit të vjedhjes së votave, Edi Rama. Kur këta arrijnë e vjedhin vota online imagjinoni se çfarë bëjnë në zgjedhje. Ky është një fakt tjetër që provon se vjedhja e votës nga Rilindja është psikologji politike dhe zgjidhje e halleve dhe problemeve të tyre. Nuk mund të ketë zgjedhje me HAJDUTË votash.