”Ministreshat muhabetqare”, Gjekmarkaj thirrje Ramës që të vërë rregull: Njëra flet për byrek, tjetra për japrak

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar ministret e qeverisë ”Rama 3”, për sjelljen e tyre në Kuvend. Përmes një postimi në facebook, Gjekmarkaj i kërkon me ironi kryeministrit Edi Rama të vërë rregull pasi shton se nuk është e lehtë të mbash fjalën në Kuvend teka dëgjon zëra nga mbrapa. ”Qeveria rri urtë si dele perëndie, salla poshtë po kaq me kërshëri. Po kur ti Babo ikën këpusin zinxhirët e fillon rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankesës time të përunjur”.

Statusi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Ankesë Babos për ministreshat muhabetqare! Babo ti je goxha njeri! Ty zallamahia të bezdis. Rremuja e rremeti, gazepi e qameti po kaq. Babo ti je armik i madh i akraballëkut. Ti do paqe, lezet, marifet e vëmendje. Kur ti Babo vjen në sallë nuk pipetin as miza, të gjithë sus. Edhe ne të opoziteë gezohemi, themi erdhi Babo e do na gajasë, do i bjerë monotonisë me çifte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria rri urtë si dele perëndie, salla poshtë po kaq me kërshëri. Po kur ti Babo ikën këpusin zinxhirët e fillon rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankesës time të përunjur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po të drejtohem si edukator i epërm që je Babo. Ja sot mora fjalën dhe u llafosa për vizitën në Vatikan, u tregova ca historira e gjëra si logjikë e moteve që përjashtojnë rastesitë. Po ç’të të tregoj mor Babo! Delines nuk i pushonte goja, dërr dërr e dërr dërr! Duket sa të jetë Zamo ajo mund të llafoset sa të dojë e të qeshë po kaq me llaftar.

Parabolat e Ulsiut i dukeshin ku e ku më interesante se historitë me Papë e Buzukër, Bogdane e Kuvend Arberit! Nuk u bëra xheloz per erudicionin e Ulsiut, thjeshtë e admirojmë. Të qeshura Babo, zgërdhirje Babo e gajasje pa fund, zukama Babo. Të flasësh me një koshere bletësh nga pas nuk është e lehtë.

Rixha Babo qortoji nga pak qerrateshat se vetëm të mos flasin po ju kërkojmë, as punë as rroga, as rënd, as gjë prej gjëje. Kam besim Babo që i vrenjtur do i nakatosesh e këtë maraz do ma heqesh. Jo të gjitha! Këto afër Ulsiut ai i uruari i shtie në ngasje dhe i derdh në gaz. Njëra fliste për byrek, tjetra për japrak! Njëra për rroba, tjetra për diete. Më nxinë jetën Babo! Shpëtona nga muhabetqaret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?