Ministri austriak takim me Xhaçkën: E domosdoshme hapja e bisedimeve me BE-në
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka priti sot ministrin federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.
Ministri theksoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e BE-së, pasi i ka kryer detyrat e shtëpisë.
“Të kontribuojmë në mirëqenien e rinisë, mirëqenia në rajon do të thotë mirëqenie për të gjithë. Shqipëria i përket Evropës si nga ana kulturore dhe ajo ekonomike dhe i ka bërë me sukses detyrat e shtëpisë. Hapja e bisedimeve me BE-në janë të një domosdoshmërie. Tashmë duhet të futet në korsinë e shtetit dhe mos të lihen në një korsi dytësore. Së bashku me Çekinë dhe Sllovakinë diskutuam në KE, do të ketë disa projekte për rininë, Erasmus është një projekt që duhet të ishte e gjithë rinia. Ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të ftohen edhe në mbledhjet e Këshillit, pasi duhet të flasësh jo vetëm për Ballkanin, por edhe për vendet e Ballkanit. Kjo realizohet duke kryer samite të përbashkëta. Sidomos rinisë kemi për detyrë t’i ofrojmë kushtet për një Evropë të sigurt edhe për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri.