Ministri Balla: Garantim i sigurisë dhe pastrim i rrugëve nga bora në zonat malore
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas reshjeve të borës që përfshinë zonat veriore të vendit prej natës së djeshme, në theksin tek garantimi i sigurisë dhe pastrimi i rrugëve nga dëbora në zonat malore.
“Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore gjithmonë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve nga dëbora në zonat malore”, theksoi Balla.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën e rrugëve, pas reshjeve të borës që përfshinë zonat veriore të vendit prej natës së djeshme. Sipas ARRSH-së, qarkullimi i mjeteve po kryhet pa probleme, ndërkohë që mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.