Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të “Shqiponjave”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në DVP Fier Novruz Cenalia, i cili u vra para dy ditësh me armë zjarri nga një shtetas, i cili është shpallur në kërkim.

Në homazhet që u mbajtën në Teatrin “Bylis” në Fier, ministri Balla u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të punonjësit të policisë e gjithashtu edhe kolegëve e eprorëve të tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Balla shkruan se “kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”

“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit,” – shprehet Ministri Balla. Më herët ai ka shprehur se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për arrestimin e autorit ndërkohë që i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit për dorëzimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?