Ministri Balla komenton nga Madridi operacionin e SPAK: Përgjigje për ata që thonë pse nuk go*iten kokat
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Madrid, dhe nga atje ai ka komentuar për gazetarët operacionin e SPAK-ut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ndër të tjera, ministri Balla vlerësoi operacionin dhe u shpreh tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Përgëzoj SPAK dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falendëroj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën.
Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë “po kokat po kokat pse nuk goditen”, tha Balla.