Ministri Balla: Mbështetet nga ndërkombëtarët, të miratohet sa më shpejt projektligji për Policinë e Shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, u shpreh se projektligji për Policinë e Shtetit është mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa synohet reformimi i policisë.
“ Nisma ka marrë mbështetjen e partnerëve si një reformë e thellë dhe progresive. Projektligji synon të adresojë problematikën e arsimit të përgjithshëm duke orientuar drejt profilizimit sipas fushave kryesore të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, por pa harruar që na duhet të krijojmë brenda policisë së shtetit një sistem më konkurrues, për sa i përket rekrutimit nga një spektër më i gjerë i burimeve të rekrutimit për të adresuar vakancat që kemi në kapacitetet policore.
Janë këto vakanca që na bëjnë të jemi insistues për një miratim sa më të shpejtë të këtij ligji në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë që të fillojmë prej shtatorit e tutje, sa më shumë pranime cilësore në Akademinë e Sigurisë për t’u rikthyer në sistemin bachelor në Akademinë e Sigurisë, duke pranuar që është bërë një gabim në të kaluar duke hequr studimet bachelor në fushën e rendit sigurisë dhe hetimit”, deklaroi Balla gjatë fjalës në Komisionin e Sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

