Ministri Balla: Ndal zjarrëvnies, 17 persona u ndaluan brenda një muaji

Brenda një muaji janë proceduar 17 persona për zjarrvënie, një fenomen që vijon të mbetet shqetësues sidomos në muajt e verës kur temperaturat rriten dhe rreziku i flakëve e pasojat që sjell, shtohen.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një të riu në jug të vendit, i dyshuar për zjarrvënie dje pasdite.

“Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota, por që kanë rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve. Përgëzime Policisë së Shtetit Gjirokastër për identifikimin dhe ndalimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies në Frashtan. Policia e Shtetit ka ndaluar/proceduar 17 persona gjatë muajit të fundit për vepra penale që lidhen me zjarrvënien. NDAL ZJARRVËNIES”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?