Ministri Balla në Vlorë: Nuk do të lejojmë që grupet kri*inale të rikthejnë pasigurinë në vend
Pas zbulimit të bazës së armatimeve në Vlorë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin, ndërsa ka nxitur për më shumë punë për goditjen e grupeve kriminale. Sipas ministrit nuk duhet të lejohet më që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë në vend. Po ashtu, Balla u shpreh se goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është objektivi kryesor i ministrisë.
”Duhet të vazhdojmë të intensifikojmë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe ti dalim përpara çdo forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armbajtës pa leje. Armëmbajtja pa leje është arsyeja e ngjarjeve kriminale.
Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme. Është gjetur jo vetëm një arsenal armësh, por do ta quaja një thesar pune hetimore për të identifikuar krime të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje kriminale”, tha ministri Balla gjatë takimi strukturat e policisë vendore në Vlorë.