Ministri Balla: Polumbarët kanë kërkuar për trupin e Ervis Martinaj në det, por….

Polumbarët e RENEA, kanë kërkuar për gati 2 muaj në det për trupin e Ervis Martinajt në një zonë detare në jug të vendit. Deklaratën e ka bërë ministri i Brendshëm Taulant Balla në emisionin “Top Story” në TCH. Ai shtoi se nga kërkimet nuk ka pasur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.

“Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër. Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj). Ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhen” – tha Balla.

Ervis Martinaj u shpall i zhdukur nga familjarët në gusht të vitit 2022. Që nga ajo kohë ka pasur shumë variante për fatin e tij, që nga vrasja deri tek operacionet plastike që ai mund të ketë bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?