Ministri Balla pret David Wisner, i dërguari i Amerikës në Tiranë: SHBA na ka mbështetur në sfidat e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner, i cili është në përfundim të misionit të tij në Tiranë.

Në bisedën e zhvilluar, ministri Balla ka falënderuar diplomatin e lartë amerikan për kontributet e dhëna për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe ka vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Brendshme në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa misioni i të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA Tiranë David Wisner po përfundon, e falenderova për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve tona në sfidat e sigurisë publike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër narkotikëve dhe kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP, DEA, INL etj., për Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikqyrjes Policore. Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?