Ministri Balla publikon pamjet: Kafja e Skroskës mbledh çdo vit bijtë e kësaj zone në një festë të bukur

Në Skroskë të Bashkisë së Prrenjasit çdo vit në mesin e muajit gusht organizohet festa e fshatit që ka marrë emrin ”Kafja e Skroskës”. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka publikuar pamjet nga kjo festë që bën bashkë vendasit, banorë të fshatra për rreth si edhe ata që kanë emigruar në shtete të ndryshme të Europës, në Kanada, SHBA e gjetkë. Në festën ”Kafja e Skroskës” nuk mungojnë as turistët e huaj që vitet e fundit e zgjedhin këtë fshat për ta vizituar në ditë feste për tu njohur me të gjitha traditat e lashta por edhe ato të kohëve të mëvonshme.

SHKARKO APP