Ministri Balla publikon pamjet: Sazani gjithnjë e më tërheqës në sytë e turistëve vendas e të huaj

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka postuar një video nga Sazani, ku shkruan se ”Sazani gjithnjë e më tërheqës në sytë e turistëve vendas e të huaj”. Për shumëkënd ishulli i Sazanit në Vlorë ishte mister për dekada. Aty dihej se ishte një bazë e rëndësishme ushtarake para dhe gjatë kohës së Shqipërisë komuniste. Herë pas here ishulli përdoret edhe për stërvitje nga ushtria shqiptare dhe nga NATO-ja. Vëmendja në këtë ishull u rikthye para pak javësh kur dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shprehu interesim për ndërtimin e një kompleksi turistik.

SHKARKO APP