Ministri Balla takim me shqiptarët në Mynih: Brenda vitit 2025, gati të gjitha shërbimet konsullore online

Pas vizitës në Amerikë, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Gjermani. Balla theksoi se në Landin e Bavarisë jetojnë e punojnë 17 mijë shqiptarë si 700 studentë studiojnë në universitetet e Bavarisë.

“Në fakt shoh këtu pothuajse të gjitha profesionet e përfaqësuara. Djem dhe vajza, burra dhe gra, bashkatdhetarët tanë që na bëjnë çdo dite krenarë këtu ne Mynih, por jo vetëm në Mynih edhe në gjithë Gjermaninë, sikurse në të gjithë botën. Mbi 17 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë këtu pa futur dhe 700 studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet e Bavarisë. Por ajo që vlerësohet është fakti që shqiptarët janë të mirë integruar”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Balla u shpreh mjaft entuziast dhe për shqiptarët të cilët kanë zgjedhur të rikthehen në Shqipëri, pasi kanë marrë eksperiencë jashtë vendit. ”Pjesa më e bukur e darkës së sotme është shqiptarja qe jeton ne Mynih, Klarita të cilën sapo e takova më tha se ka vendosur të kthehet në Shqipëri”, tha ministri Balla.

SHKARKO APP