Ministri Brendshëm: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen!
Politikë E Martë, 15 Shtator 2020 23:30
Në emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel, ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj u pyet nëse do jetë më ministër i brendshëm apo do të largohet si ministrja e arsimit, Besa Shahini. Përgjigja e tij ishte e prerë: Jo!
Madje, Lleshaj theksoi se po punon shumë mirë dhe se nuk ka asnjë arsye që kryeministri ta largojë. Më tej ministri shtoi se nuk është punonjës partie në PS, porse bën politikë në vendosjen e rendit publik.
KOHA JONË SONDAZH

