Ministri Bushati në Romë më 23 janar, nis dialogu Itali-Shqipëri-Serbi
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të zhvillojë një vizitë në Romë më 23 Janar për të marrë pjesë në takimin tre palësh ItaliShqipëriSerbi të ministrave të Jashtëm.
Ishministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogherini paralajmëroi gjatë turit në Ballkan nisjen e dialogut tre-palësh mes RomësTiranës dhe Beogradit, në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
Pas bisedimeve në kryeqytetin shqiptar me homologun Bushati, Mogherini theksoi “rëndësinë e rolit të Tiranës zyrtare në rajon si një faktor i stabilitetit dhe i sigurisë”.
Ajo foli për nisjen e dialogut tripalësh mes ministrave të Jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë periudhës 6-mujore të kryesimit të Presidencës së BE-së nga Italia, për të rritur edhe më shumë rolin stabilizuar që mund të ketë Shqipëria në rajon.
Ky projekt u mbështet më tej nga ministri aktual i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit Ndërkombëtar, Paul Gentiloni, i cili ftoi në Romë ministrin shqiptar Ditmir Bushati dhe homologun serb Ivica Daçiç në takimin që do të mbahet të premten e 23 janarit në Romë.