Ministri Bushati: Përkujtojmë me respekt heronjtë e lirisë së shprehjes
Një vit më parë në redaksinë e revistës satirike Franceze, Charlie Hebdo u shënua sulmi për të cilën e gjitha bota u solidarizua.
Ajo u sulmua për shkak të karikaturave që pjesëtarë të grupeve terroriste i quan ofendim dhe ulje të figurës të Profetit Muhamed. Menjëherë pas sulmit në rrjete sociale u krijua, slogani #JesuisCharlie, në mbështetje të viktimave. Sot kjo revistë përkujton tragjedinë e rëndë.
Sot një vit më pas përsëri revista doli me një kopertinë provokuese. Kjo ngjarje nuk ka kaluar dhe pa vëmendjen e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në një postim në facebook, Ministri ka përkujtuar tragjedinë e një viti më pare me këto fjalë: ”#jesuischarlie do të mbetet simboli i të gjithë atyre që besojnë se asgjë nuk mund ta ndal kurajën dhe forcën e fjalës së lirë. Një vit më pas, përkujtojmë me respekt heronjtë e lirisë së shprehjes”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

