Ministri Bushati takon homologun e Serbisë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka pritur në një takim homologët e tij, atë serb Ivica Daçiç dhe atë Italian Paolo Gentiloni.

Takimet të cilat u zhvilluan të ndara, vijnë në kuadër të konferencës së dytë tripalëshe Shqipëri-Serbi-Itali.

Në një njoftim të Ministrisë se Jashtme thuhet se “gjatë takimit ë Bushati pati me Ivica Daçiç diskutuan mbi ecurinë e raporteve dypalëshe në dritën e zhvillimeve me të fundit dhe të shkëmbimit të vizitave të dy Kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić. Ministrat evidentuan nevojën për konkludimin e marrëveshjeve të dakordësuara në parim në fushat e zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe arsimit të lartë. Palët vlerësuan hapat e kryera nga të dy vendet për konkretizimin e angazhimeve të marra në kuadër të procesit të Berlinit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?