Ministri Bushati: Visar Zhiti do të shkojë në Vatikan
Visar Zhiti do të jetë i ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Këtë ka lënë të kuptojë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste televzive.
Njoftimi zyrtar, i angazhimit diplomatik të shkrimarit, duket se është çështje ditësh.
“Përsa i përket çështjes së Visar Zhitit, ne si qeveri nuk e kemi luksin për të abuzuar dhe për të marrë vendime abuziviste me personlitete të tilla dhe besojmë se në ditët në vijim do të kemi një komunikim për këtë çështje”, ka thënë ai.
Duke shtuar se “absolutisht që Zhiti do të mbajë një detyrë”, por se kjo është një çështje që do t’ia bëjnë me dije opinionit publik në kohën e duhur.
Gjithashtu, ai ka sqaruar edhe konfliktin me Presidentin e Republikës, sa i përket emërimit të ambasadorëve, e për ketë i referohet kushtetutës.
“Politika e burimeve njerëzore është politika eksluzive e ekzekutivit. Në rast se do të lexojmë nenin 100 dhe 102 të Republikës së Shqipërisë kuptohet se është Këshilli i Ministrave insitucioni që harton dhe zbaton në tërësinë e vet drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Presidenti është vendosur, si të themi, në një digë finale, për të mos lënë sistemin të rrëzohet dhe jo për ta përdorur të drejtën të emëruar përfaqësuesin fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë Pranon se në emërimin e personelit diplomatik ka dhe presione por deklaron se ligji i ri mbi shërbimin e jashtëm do të rrisë jo vetëm nivelin e përfaqësimit por dhe do të shënojë fundin e konflikteve mes institucioneve”, pohoi Bushati.