Ministri Bushati, vizitë në SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës do të ketë disa takime në Nju Jork dhe Uashington.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Bushati do të takohet me diasporën shqiptare, si dhe do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë i cili zhvillohet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD).

Në Uashington, Ministri Bushati do të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Senatit, dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Intensifikimi i agjendës dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë në fokus të takimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Ministri Bushati do të marrë pjesë në forume të politikës ndërkombëtare ku në fokus të diskutimeve do të jetë politika e jashtme e Shqipërisë dhe rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?