Ministri Çuçi e pranon se Nano është emër potencial për kreun e Policisë
Nesër pritet që të zbulohet emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Në një lidhje direkte në Opinion, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pranoi që Gledis Nano është kandidaturë potenciale.
Kush do të jetë drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit? A është e vërtetë që keni diskutuar me kryeministrin, madje e keni vendosur pavarësisht se nuk është zyrtarizuar, emrin e zotit Nano.
T’ia lemë më mirë nesër, që të kemi lajme dhe për nesër.
Po jo ne kemi lajme të tjera për nesër, nuk ka problem ma jepni që sot meqë jemi në lidhje. Pra a do të jetë zoti Nano, drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit?
Nesër ne mbledhim qeverinë dhe besoj do vendoset. Zoti Nano është një nga kandiaturave, por nesër do vendosim në mbledhjen e qeverisë.