Gabim zoti Ministri Çuçi! Ti nuk je Rama arrogant, ndaj kërko falje!
Mediat raportojnë se Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi është përplasur me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Izvor në Gjirokastër, Yzeir Malkaj. Në fakt po të ishte kryeministri Rama do ta kishin tërhequr zvarrë Yzeirin, siç ndodhi edhe me një grua në Tiranë e cila vetëm se e përqeshi Ramën kur po kalonte, u ndalua nga policia dhe e futën në qeli.
Por fryma që përhap kryeministri me sjelljet e tij është e dënueshme. Kjo përçohet edhe poshtë tij. Bile burime pranë PS tregojnë se ministrat sajojnë edhe sherre duke kërcënuar pjestarë të LSI në mënyrë që fjala ti shkojë kryeministrit se ” ministri X e sakatoi një nga LSI”! Aq komike është kjo sa kthehet në tragjike te përplasjet në bazë, pasi duhet patjetër ministrat apo zyrtarët të raportojnë te selia kryeministrore planin e përplasjeve dhe sherreve me LSI, në mënyrë që ta kenë të sigurtë karrierën në qeveri.
Por le ti sqarojmë lexuesit se çka ndodhur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Izvor në Memaliaj, gjatë një takimi elektoral. Çuçi ka vizituar sot këtë fshat dhe aty është përplasur me Malkajn.
Në një reagim për abcnews.al vetë Malkaj ka konfirmuar përplasjen me ministrin, ndërsa thotë se se i kanë mohuar fjalën në lidhje me një çështje për rrugën e zonës. “Po është e vërtetë, u zhvillua një takim me banorët e zonës për problematikat e fshatit dhe unë pyeta nëse ishte mbledhje partie apo mes banorësh. Mua nuk mu dha e drejta për diskutimin e rrugës që është bërë dhe u inaugurua, një rruge pa cilësi. Kryetari i Bashkisë Memaliaj u ngrit dhe tha për mua se nuk kisha të drejtën që të flisja ashtu pasi isha kryetari i LSI-së dhe më hoqën fjalën. Aty debatuam dhe …”, shprehet ai.
Ndaj zoti minister, ngrihu mbi urdhërat kryeministror dhe rilindas dhe kërko falje publike. Nuk fiton pikë nëse shërben Rilindjes duke rrënuar normat demokratike, pasi, fatmirësisht nuk je i dhunshëm edhe si mbiemër.
Nëse do të insistoje në takim që të dëgjohej edhe fjala e opozitarit të fshati e zones, përkundrazi do fitoje pikë.
Por iu merr në qafë shefi juaj, Edi Rama.
Së paku pas 25 prillit, kur të keni humbur thellë zgjedhjet, shko në Izvor të Memaliajt dhe kërkoji falje Yzeirit, pasi ai kur të vijë në pushtet do të falë, për faljen tënde!
Herion Mesi