Ministri Gonxhe: Kemi një projekt autentik dhe modern për stadium të ri te “Selman Stërmasi”
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot i pranishëm në prezantimin e programit për infrastrukturën “Urat e reja për Shqipërinë 2030″.
Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja tha se falë programit për infrastrukturën do të ndërtohet stadium i ri te “Selman Stërmasi”.
Ministri tha se stadiumi i ri do të jetë modern dhe autentik, duke i dhënë atij shkëlqimin që meriton.
“Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selman Stermasit, pa e lënë më atë që të jetë bir Selman i nënës i kopjeve të shëmtuara të strukturave si ato që përmenda të paktën për pjesën e projekteve që e kemi pas trashëguar nga koha e monizmit në Shqipëri.
Kalojmë në një projekt të stadiumit të ri modern autentik. Nuk do jetë padyshim as San Siro as Arena për shkak të kushteve, por përpos të qenit stadium do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës.
Përsëritja e historisë së shkesit Air Albania, apo Qemal Stafës do sjellë përfitim të jashtëzakonshëm edhe për të gjithë zonën përreth që do të fitojë në vlerën e pronës apo gjenerimin e aktivitetit të shtuar ekonomik”, tha Gonxhja.