Ministri Gonxhja: Krenar për hapin tonë historik sot në Bruksel

“Krenar për hapin tonë historik sot, në Bruksel në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqiperisë dhe Bashkimit Evropian, ku si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Rama çelëm negociatat për Grupkapitullin VI – “Marrëdhëniet e Jashtme” që përfshin kapitujt e mëposhtëm:
Kapitulli 30, “Marrëdhëniet me Jashtë” dhe Kapitulli 31, “Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes”, mes përgëzimesh nga shtetet anëtare për progresin e Shqipërisë dhe mbështetjes unanime në rrugën tonë drejt anëtarësimit. Konkretisht për Kapitullin 30, MEKI drejton punën për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në BE 🇪🇺 për tregtinë me jashtë dhe investimet e ndërsjellta nga/me vendet partnere.
Kënaqësi që shoqërohesha nga i gjithë ekipi i negociatorëve të MEKI, Zv. Ministrat Olta Manjani, Blerta Rama, Sokol Duma dhe Enkelejd Musabelliu.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mban peshën më të madhe duke drejtuar e bashkëdrejtuar negociatat për 10 kapituj dhe kontribuon thelbësisht edhe në 5 kapituj të tjerë, nga 36 gjithësej!”, ka shkruar ministri Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?