Ministri Gonxhja: Përfundon me sukses viti i parë i Arsimit Profesional Dual
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për përfundimin me sukses të vitit të parë të zbatimit të modelit të arsimit profesional dual në Shqipëri.
Sipas ministrit Gonxhja, ky vit shënoi një arritje të rëndësishme në formimin profesional të të rinjve, duke përfshirë:
203 nxënës në total
5 profile të ndryshme mësimore
114 biznese partnere
124 mentorë të angazhuar në biznese
“Nxënësit tashmë punësohen dhe paguhen që në bankat e shkollës, duke përfituar njëkohësisht aftësi praktike dhe eksperiencë të vlefshme pune”, deklaron Gonxhja.
Programi është frymëzuar nga modelet më të mira të vendeve si Zvicra dhe Gjermania, duke ndërlidhur ngushtë sistemin arsimor me nevojat reale të tregut të punës. Bizneset jo vetëm që përfitojnë punonjës të kualifikuar, por bëhen edhe pjesë aktive e edukimit përmes rritjes së kapaciteteve të tyre didaktike.
KOHA JONË SONDAZH

