Ministri Gonxhja poston videon: Rosela punësohet në sektorin e turizmit, përmes Zyrës së Punës në Vlorë

Rosela e nisi punën në turizëm si ndihmëskuzhiniere, falë ndërmjetësimit të Zyrës së Punës. Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjete sociale historinë e saj, si një ndër shembujt për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

“Sot ajo synon të ngjisë shkallët e profesionit drejt një karriere si shefe kuzhine”, tha Gonxhja, teksa ftoi të rinjtë të aplikojnë për punë në portalin online www.puna.gov.al. dhe të fillojnë karrierën në turizëm, si një eksperiencë që, siç tha ai, “të zhvillon profesionalisht”.

Vetë Rosela tregon se përmes Zyrës së Punës në Vlorë pati mundësinë të niste punë në sektorin e turizmit, që ishte edhe ëndrra e saj. Aktualisht punoj si ndihmëskuzhiniere në një ambient turistik në Vlorë, ku përballem çdo ditë me ritmin intensiv të sezonit dhe kërkesat e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjatë punës time kam përgatitur vakte tradicionale dhe ndërkombëtare, duke punuar ngushtë me ekipin e kuzhinës për të garantuar cilësi dhe shërbim të shpejtë. Më pëlqen fakti që kjo punë më jep hapësirë për krijim dhe mësim të vazhdueshëm”, u shpreh Rosela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portali Kombëtar i Punësimit, puna.gov.al është krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës dhe falë tij shumë të rinj e të reja janë punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?