Ministri Gonxhja: Shqipëria shënon një tjetër arritje historike! Papunësia zbret në 8.8 %

“Shqipëria shënon një tjetër arritje historike! Papunësia për grupmoshën 15 vjeç e lart ka zbritur në 8.8%, niveli më i ulët ndonjëherë i regjistruar!
Kjo shifër është rezultat i reformave të qëndrueshme për punësim, mbështetjes për të rinjtë, grave dhe grupet në nevojë, si dhe nxitjes së arsimit dhe formimit profesional.
Vazhdojmë përpara për më shumë mundësi dhe një treg pune gjithëpërfshirës!”, shkruan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

SHKARKO APP