Ministri Gonxhja tregon rastin e Xhuljës: Aftësia e kufizuar jo pengesë në tregun e punës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka ndarë ndjekësit historinë e Xhuljës. Gonxhja bëri të ditur se Xhulja e cila është me aftësi të kufizuar, u ndihmua menjëherë dhe arriti të punësohej në profesionin e saj si juriste, përmes programeve të nxitjes së punësimit.

“Aftësia e kufizuar nuk është pengesë në tregun e punës”, deklaroi ai. Nxitja e punësimit është ndër politikat aktive sociale që po ndikon drejtpërdrejtë në uljen e papunësisë përgjatë këtyre viteve.

Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

SHKARKO APP