Ministri grek e thërret Bushatin Dhimitër

 

Ministri i Jashtëm grek ka folur me një frymë tejet pozitive për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke u ndalur tek raportet mes dy vendeve, situatës ë rajon, por edhe marrëveshjet e arritura.

E përpos kësaj, ajo që krijoi humor në fund të fjalës së Nikolaos Kotzias në konferencën e përbashkët me ministrin Bushati, ishte ngatërrimi i emrit të homologut të tij shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shprehur falënderime për frymën e bisedimeve gjatë takimit të sotëm me ministrin Bushati, Kotzias e quajti atë “Dhimitri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj është përgjigjur ministri Bushati, i cili tha “Unë jam Ditmiri”. Mes të pranishmëve u krijua humor pas kësaj situate, ndërsa vetë ministri grek tha “Edhe mua më thonë shpeshherë Nikos, dhe jo Nikolaos”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?