Ministri Hasani, në konferencë me homologun turk: Bashkëpunim në fushën ekonomike dhe tregtare

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka mbajtur një konferencë për mediat këtë të hënë me homologun turk, Hakan Fidan.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të agresionit rus në Ukrainë duhet të rrisim koordinimin për t’u përballur me sfidat e sigurisë”, tha Hasani.

“Është shumë e rëndësishme miqësia mes dy vendeve. Unë do të kaloj në Bullgari dhe Rumani, do të diskutoj projekte dhe do t’ua përcjell opinionet e mia. Qëllimi është që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt dhe të mos krijojmë pesha”, tha Fidan.

SHKARKO APP