Ministri Hasani në Luksemburg: Shqipëria vazhdon përpara rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar me nismë të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Hasani shkruan se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian“.

 

SHKARKO APP