Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda vizitojnë efektivët në spital, 2 protestues të shoqëruar
Mosbindja civile e opozitës la pas shkatërrime dhe të lënduar në më pak se 4 orë protestë me lëndë djegëse deri në molotov.
Mësohet shoqërimi i 2 personave të parë të dyshuar si protestues, që janë identifikuar në sulmet e mësipërme te kryeministria, Bashkia, PS-ja, Ministria e Brendhsme dhe më tej.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici i ri Ilir Proda, kanë shkuar për tek Spitali i Traumës, për të vizituar efektivët e lënduar.
Raportohet se 10 prej tyre morën dëmtime, teksa ka të shtruar 3 të Trauma, 2 te QSUT dhe 1 te Sanatoriumi, të gjithë pa rrezik jete.