Ministri Hoxha me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Mora mbështetje në trajnimin dhe arsimimin e forcave tona

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur në në takim Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Ali Obaid Al Dhaheri.

Teksa ka postuar foto nga takimi, ministri shkruan në Facebook, se janë dakordësuar për mbështetje në trajnimin dhe arsimimin e forcave tona nën uniformë, përmes bashkëpunimin mes Akademive Policore

”Prita sot Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Ali Obaid Al Dhaheri, me të cilin ndamë mendimin se ka ende shumë mundësi e hapësira për të thelluar marrëdhëniet e forcuar bashkëpunimin, me fokus sigurinë.

Dakordësuam për mbështetje në trajnimin dhe arsimimin e forcave tona nën uniformë, përmes bashkëpunimin mes Akademive Policore”,-shkruan Hoxha.

SHKARKO APP