Ministri Hoxha nga Kuvendi: Zgjedhjet e 11 Majit treguan se institucionet funksionuan

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Hoxha vlerësoi rolin e policisë në këtë proçes dhe theksoi se institucionet u pajisën në kohë me letërnjoftimin elektronik qytetarët që do të votonin.

“Më lejoni të shpreh falenderimin tim së pari për çdo qytetar shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit brenda apo jashtë vendit. Pjesëmarrja e tyre është themeli i demokracisë. Si Ministri i Brendshëm jam këtu për të folur për disa aspkete themelore të këtij procesi zgjedhor që lidhen me fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie.

Ne si Ministri i hartuam listat e plota dhe të sakta zgjedhore, brenda vendit përherë të parë, por edhe për Diasporën. Pajisjen e shtetasve tanë me dokumentin e identifikimit por edhe duke ndërrmarë edhe fushata ndërgjegjësimi por edhe ndërhyrje ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi marrë akte për pajisur qytetarët me letërnjoftime elektronike fillimisht për shtetasit shqiptarë brenda vendit dhe jashtë vendit. E njëjta nisëm është miratuar dhe për shtetasit me banim të përhershëm brenda territorit shtetëror duke garantuar kështu të drejtën kushtetuese për të votuar për çdo zgjedhës. Zgjedhjet e 11 Majit ishin një provë për institucionet, kjo ishte një nga periudhat zgjedhore më të qeta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?