Ministri Hoxha: Një ndër personazhet më kryesore të botës së kr*mit u kap në Nikël, përgëzime Policisë

Këtë të premte në prangat e Policisë së Shtetit ra një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit. Marklen Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thotë se përpjekja për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

”Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë. Përpjekja për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”, u shpreh ai.

SHKARKO APP