Ministri Hoxha takim me të rinjtë socialistë tek Njësia 1: Forca lëvizëse drejt të ardhmes më të mirë për Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar një takim me të rinjtë socialistë tek Njësia 1 në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, teksa ka ndarë foto gjatë takimit me ta, Hoxha shkruan se ata janë forca lëvizëse drejt të ardhmes më të mirë për Shqipërinë.

”Një takim plot energji me të rinjtë socialistë dhe ata që votojnë për herë të parë në Njësia1, të cilët janë forca lëvizëse drejt të ardhmes më të mirë për Shqipërinë. Bashkë me ide të reja, po ndërtojmë hap pas hapi Shqipëria 2030 më të drejtë, e me më shumë mundësi. Kjo është rruga jonë për të siguruar fitoren historike të 11 Majit”,-shkruan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?