Ministri hungarez: Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer drejt integrimit në BE

Po mbahet në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e grupkapitujve të gjashtë.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, e cila mban presidencën e BE, ka thënë se Shqipëria ka bërë një progres të shkëlqyer drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian.
“Në vitin 2022 filluan negociatat me Shqipërinë dhe themeli filloi këtë vit nën presidencën hungareze. Dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Pra më shumë ka ndodhur 2 muajt e fundit se në 15 vite.
Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do jenë grupkapituj. Po e hapim këtë grup kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Hera e parë para 3 vitesh që ne hapëm grup kapituj me Shqipërinë, për të dhënë një shtytje për Ballkanin Perëndimor dhe është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ecë. Kompanitë hungareze janë pjesë e tregut shqiptar”, ka thënë Peter Szijjarto.

SHKARKO APP