Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA – Seksioni Shqiptar), Skënder Dodën, të cilit i shpreha vlerësimet për nismën e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit për Ekipet e Policive, të vendeve anëtare.

I konfirmova mbështetje për eventin, duke premtuar se do të jem i pranishëm në ceremoninë e hapjes, që do të zhvillohet në Shkodër, ndërmjet datave 4-8 qershor 2025.

Ky turne futbolli në fusha të vogla i ekipeve policore, bëhet për herë të parë në Shqipëri🇦🇱. Për organizimin e tij, janë angazhuar edhe bashkia e Shkodrës, ekipi i Vllaznisë etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikohet të marrin pjesë rreth 40 ekipe, që shoqërohen nga familjarë e tifozë, deri në 1000 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?