Ministri i Brendshëm, Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim ambasadorin dhe diplomatë të ambasadës britanike në Tiranë, me të cilët bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe për çështje të tjera me rëndësi, me fokus asistencën britanike për Policinë e Shtetit.

”Prita për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar ramë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës”,-shkruan Hoxha.

Në lidhje me mbështetjen e qeverisë britanike për Policinë e Shtetit, ministri Hoxha nënvizon se “së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond ‘grant’ prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, ministri i Brendshëm vë në dukje se ”së bashku me Ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folëm edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh. Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?