Ministri i Brendshëm i propozon të premten kryeministrit emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm, ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Kandidati më me shumë pikët do t’i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët:

Swiss Digital Desktop Reklama

Adriatik Tafçiu

Swiss Digital Mobile Reklama

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Skënder Hita

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?