Ministri i Brendshëm përplaset me Bardhin në Kuvend

Është shoqëruar me debate tëforta seanca e sotme parlamentare mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha lidhur me praninë e policisë në sallën e Kuvendit në seancat e kaluara.

Ju guxuat sollët Policinë e Shtetit me urdhër të një ushtari të bandave në Kuvendin e Shqipërisë dhe i thoni gjykatave që nuk paskan të drejtë të hyjnë te veprimtaria e Kuvendit. Zotëria detyroi Policinë e Shtetit, që nuk ka ndodhur kurrë në 34 vite, që të referojë në prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e tyre parlamentare. Ç’punë ka policia e Ilir Prodës me deputetët e opozitës dhe çfarë bëjnë në sallë deputet e opozitës ndërkohë që gjykatat nuk paskan punë me çfarë bën mister veza. E kuptoni ku qëndron logjika juaj?, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë reagimi i ministrit të Brendshëm ka qenë i menjëhershëm, i cili ka thënë:
“Zoti Bardhi e kam me ju. I nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recidivistë, përsëritës gënjeshtarë. E dyta që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën, nuk ka hyrë në kuvend, turma, që drejtohej nga ty, po sillej drejt institucioneve kushtetuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?