Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit: Sot hapim një kapitull të ri

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në fjalën e tij, ministri tha se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e policisë së shtetit.

Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht.

E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri.

SHKARKO APP