Ministri i Brendshëm serb: Urdhër arresti për Thaçin

 

Beogradi dhe mediat atje “zjejnë” nga lajmi se Hashim Thaçi do të shkojë në Beograd në 24 prill, pas një ftese të bërë nga një OJQ për një takim evropian.

Media dhe politikanët janë të ndarë në opinionet e tyre për arrestimin e tij ose jo, për shkak të një urdhër arresti të lëshuar në vitin 1999, që e dënon Thaçin me burgim 10 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurir shkruan se ministri i brendshëm ka konfirmuar se do të zbatojë ligjin, dhe se urdhër arresti ndaj tij për krime kundër serbëve, është ende në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Petrit Selimi, zv,ministër i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, deklaroi për Kurir se ministri i Jashtëm do të shkojë në Beograd, pavarësisht asaj që deklarohet në Beograd. “Ai mori një telefonatë për të ardhur në Beograd për një konferencë dhe kjo u pranua. Unë pres që Serbia të ketë një sjellje të mirë, sepse si Vuçiç dhe Daçiç janë pritur shumë mirë kur kanë ardhur në Kosovë. Njoftimet për arrestimin e tij janë jo reale. Nuk mendoj se Thaçi do të arrestohet në Beograd. Mesazhi ynë është që ne të shikojmë nga e ardhmja dhe të marrim pjesë në këtë konferencë për rininë dhe të kontribuojmë për të” thotë Selimi për Kurir.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?